Në Kuvend për sot është caktuar vazhdimi i seancës së 74-të dhe 126-të.
Në rendin e ditës të seancës së 74-të janë Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë, Propozimi i ligjit për ndryshimim e Ligjit për pagat e prokurorëve publik, me procedurë të shkurtuar, Propozimi për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë – në lexim të parë, Propozim për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm – në lexim të parë, Propozimi për Ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin fillor – në lexim të parë dhe Propozimi i rezolutës kundër rehabilitimit dhe glorifikimit të fashizmit, nazizmit dhe formave të tyre moderne.
Në kuadër të seancës së 126-të, deputetët do të diskutojnë për Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Qeverisë së Hungaris[, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qeverisë së Malit të Zi, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës sllovake dhe Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin e kërkimin dhe shpëtimin në fushën e aviacionit, Propozim për ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Rumanisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm dhe parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, Propozim i ligjit për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit Federal të Zvicrës për ndryshimin e Marrëveshjes së datës 14 prill 2000 ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Këshillit Federal të Zvicrës për shmangien e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin, Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit 2021-2025 dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, me procedurë të shkurtuar.