Sot legjenda e humorit Leci ka përvjetorin e lindjes, do të mbushte 75 vite

Aktori i madh Ibrahim Krajkova, për publikun ishte i njohur si “Leci” nga “Treshi përsheshi”.

Legjenda e humorit lindi më 3 prill të vitit 1948 teksa sot i ndjeri do të festonte 75 vjetorin e lindjes.

Leci, la pas një familje të madhe, bashkëshorten bashkë me tre fëmijët, djalin, dy vajzat dhe dy mbesa bashkë me pesë nipër.

Ibrahim Krajkova-Leci ishte një nga ikonat më të madha në vend, që la gjurmë me lojën dhe humorin e tij në skenë dhe projekte të shumta.

Kujtojmë se, ai ndërroj jetë më 14 nëntor të vitit 2015 në Prishtinë. /Kosovarja/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.