Sot iu jepet lamtumira e fundit nënës dhe djalit të saj që humbën jetën tragjikisht nga vërshimet në Pejë

June 26, 2023

Dita e Shtunë ishte e rëndë dhe tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës.

Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni 5 vjeçar , janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht dhe nuk arritën të mbijetojnë.

Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 15:00.

Previous Story

Nga e enjtja do të ndalohen plotësisht qeset e 15 denarëve, do të shiten vetëm ato të biodegradueshme

Next Story

Situatë kaotike brenda aeroplanit të aviokompanisë “Air Serbia”, ja çka ndodhi aty… (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop