Sopranoja Jaho, kandidate për çmimin International Opera Awards 2023

October 12, 2023

Ermonela Jaho garon mes 5 sopranove të tjera për të fituar çmimin prestigjioz International Opera Awards 2023. Këto çmime ndahen çdo vit për të vlerësuar ekselentët e mbarë botës, në këtë fushë të artit.

Një nga këto çmime, sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, e ka fituar edhe në 2016-ën.

Për herë të parë çmimet International Opera Awards u dhanë në 2012-ën dhe kishin si qëllim.

Të ngrejnë profilin e operës si formë arti.

Të njohin dhe të shpërblejë suksesin në opera.

Të gjenerojnë fonde për të siguruar bursa për talentet aspirante në opera nga e gjithë bota.

Gjatë gjashtë viteve të fundit International Opera Awards ka mbledhur fonde për Fondacionin e Çmimeve Opera për të mbështetur bursa për pothuajse 100 artistë aspirantë, duke përfshirë këngëtarë, regjisorë, dirigjentë etj.

Gjykimi i International Opera Awards kryhet nga një juri profesionistësh të industrisë, të kryesuar nga redaktori i revistes “Opera”, John Allison.

Previous Story

Takimet e Besimit me përfaqësuesit e FMN-së: Politikat ekonomike janë të përcaktuara mirë, ekonomia e Maqedonisë së Veriut po përmirëson perspektivat

Next Story

Ambasadori austriak Pamer: Për Maqedoninë e Veriut propozojmë integrim të përshpejtuar për anëtarësim në faza para mbylljes së të gjithë kapitujve

Latest from Blog

Go toTop