Sonte gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte si e ftuar speciale.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.