Javorja në gjuhën maqedonase “Fokus” publikoi të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale. Në këtë anketë është marrë mendimi i qytetarëve për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në fokus të anketës kanë qenë marrëdhëniet politike, qëndrimi i qytetarëve për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, por edhe vlerësimi i masave dhe politikave ekonomike të Qeverisë.
Interesante në këtë matje të opinionit publik, që tërheqë edhe vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekspertëve, është se si përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit ndikon në vlerësimin e opozitares VMRO-DPMNE.
Anketa tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e ka dobësuar këtë partinë dhe si rezultat i kësaj i bie vazhdimisht rejtingu.
Përçarja e brendshme, sipas anketës, ka tendenca të reflektohet në zgjedhje e ardhshme. Nëse ndodh që një subjekt i ri politik apo përkrahës të Nikolla Gruevskit të dalin në zgjedhje me lista të veta, siç spekulohet në qarqet politike si opsion i mundshëm, atëherë padyshim se kjo do ta dëmtojë drejtpërdrejt VMRO-DPMNE-në.
Pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë që jep një vlerësim më të lartë të Nikolla Gruevskit në raport me Hristijan Mickoskin, por edhe në raport me Dimitar Kovaçevskin. Edhe pse Gruevski ka një avantazh të vogël prej 0.6%, nga pikëpamja e analizës politike.
Mbetet për t’u parë nëse kjo do të bëhet trend apo vetëm një pasqyrim afatshkurtër i pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve ndaj të gjithë politikanëve, informon politiko.mk