Sondazhi nga NDI: BDI partia me besueshmërinë më të madhe në taborin shqiptar (FOTO)

May 26, 2023

Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbetet partia me besueshmërinë më të madhe tek votuesit në Maqedoninë e Veriut, këtë e ka dëshmuar së fundmi dhe një sondazh i realizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI).

Nga partitë e taborrit shqiptar, BDI kryeson listën si partia më e votuar me gjithsej 8 përqind, pasuar nga Aleanca për Shqiptarët me 3 përqind, Lëvizja Besa me 1 përqind për të përfunduar me Alternativën dhe Partinë Demokratike Shqiptare me përqindje zero.

Nga partitë maqedonase, opozitarja VMRO-DPMNE kryeson me 17 përqind, pasuar nga LSDM me 12 përqind.

1 përqind e të anketuarve kanë zgjedhur opsionin “të tjerët”, 26 përqind prej tyre kanë refuzuar të japin përgjigje e po aq edhe kanë thënë se nuk votojnë.

Anketa nga NDI u realizua në periudhën shkurt-mars të këtij viti dhe me numër total 1002 persona të përfshirë në anketim.

Previous Story

Jonuzi: Marrëveshja Besa-Alternativa e ndikuar nga premtimi i Mickovskit për bashkëqeverisje!

Next Story

Igor Tudor lë të hapur derën për rikthimin si trajner te Juventusi

Latest from Blog

Go toTop