“Sofra e Iftarit”, vendi i shpresës dhe mirësisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Të gjithë prisnin ezanin…!

Për mbi 10 vite me radhë, sofra e iftarit që shtrohet në Çarshinë e vjetër të Shkupit është shndërruar në një sofër shprese në të cilën për çdo natë, mbi 130 studentë, punëtorë, gra e burra, gjendja ekonomike e të cilëve është rënduar, hanë iftarin të bashkuar.

Këtë iniciativë, e mbajnë të gjallë disa djem të rinj, të cilët nevojtarëve u shërbejnë pa asnjë lloj përfitimi ekonomik.

Sikur të mos mjaftonte fisnikëria dhe shërbimi, për shkak të modestisë, organizatorët nuk pranuan të flasin para kamerës, thanë se kjo vepër është obligim njerëzor dhe fetar për të gjithë ne.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.