Në kuadër të SkupiFestivalit, pjesë e skenës ishte edhe trupa teatrore “Kompania fizike” nga Turqia, e cila interpretoi shfaqen “Nën kala”, tekst i cili bazohet në tragjedinë Magbeth të Uiliam Shekspirit. Regjisori dhe aktoret thonë që janë shumë të lumtura që janë pjesë e festivalit dhe shpresojnë që të vinë përsëri
“Ne jemi shum të lumtur që jemi në këtë festival në Maqedoni dhe shpresojmë të vimë përsëri dhe shpresojmë që të udhëtojmë me këtë shfaqe shumë.”, tha një aktore.
“Arsyja se pse e zgjodhëm këtë tekst është se nëse shofim ndër autoritetet, ju mund të shihni se sa të dobët janë. Kjo shfaqe premierën e saj e kishte para tetë viteve në Turqi, por edhe gjatë këtyre tetë viteve ata vizituan edhe teatrot jashtë Turqisë me të njejtën shfaqe.”, u shpreh një aktore.
“Ne jemi kompani fizike, dhe këtë premiere e kemi interpretuar para tetë viteve dhe mbrenda tetë viteve, ne kemi pasë një “tur” në Turqi, gjithashtu kemi pasë një tour në Gjermani dhe gjithashtu është hera e dytë që jemi jasht Turqisë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Po ky është tregim për Magbethin dhe e adaptuar nga aktoret dhe e performuar nga të dyja, dhe faleminderit është shumë mire që jemi këtu.”, u shpreh regjizori.
Kjo shfaqe u pëlqye mjaft edhe nga poubliku.
“Një shfaqe shumë e mire, jemi të inpresionuar. Çdo herë kanë pasur shfaqe të mira dhe normalisht ata janë shumë të përparuar, nuk kam fjalë.”, u shpreh një spektator.
Në kuadër të festivalit, shfaqja e rradhës është vepra “Bërë copa” nga teatri La belë Munierë, nga Franca.