Skenë e pazakontë nga Bosnja e Hercegovina, burri i moshuar qëndron i ulur në kolltukë në mes të rrugës

April 10, 2023

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e pazakontë nga Mostari i Bosnje e Hercegovinës, ku një burrë i moshuar qëndron i ulur në një kolltuk në trotuar.

Një përdorues i TikTokout ka publikuar një video me mbishkrimin “një është Mostari”, ku dëshmon situatën e pazakontë në këtë qytet, transmeton Telegrafi.

Gjykuar nga pamjet, burri i moshuar në video kishte vendosur të kënaqet në një ditë me diell, kështu që para ndërtesës në trotuar qëndroi i ulur në kolltuk dhe vështronte drejt rrugës.

Akoma nuk dihet sesi kishte përfunduar kolltuku në rrugë, kurse videoja për pak kohë është bërë virale në rrjetet sociale, ku vetëm në videon e parë (origjinale) ka marrë mbi 100 mijë shikime dhe qindra komente.

https://www.tiktok.com/@ostavljam_za_kave/video/7218503486953049349?is_from_webapp=1&sender_device=pc
Previous Story

Pas një viti shënohet rënie e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore në mbarë botën

Next Story

Shpik të sëmurë imagjinarë për të fituar para, kapet mashtruesi nga Kosova (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop