Skender Rexhepi mbron hoxhën nga Shkupi, kritikon gazetaren…

KUR GAZETARIA KËQPËRDORET PËR PËRFITIME TË ULËTA

Personalisht nuk e njoh hoxhën në fjalë (dhe as që e dij nëse është hoxhë apo vetëm student dhe as që e njoh devotshmërinë e tij për rukje të sukseshme), por në rastin në fjalë duhet të turpërohet gazetarja dhe jo hoxha, sepse qëllimi i saj ishte të bëjë show dhe asgjë më tepër.

Sëpari, ajo e ka ditur që hoxha në fjalë bërjen e rukjes e ka publike dhe jo diçka fshehas. Bile edhe çmimin ia ka treguar paraprakisht, gjë që ajo ka mundur të zgjedhe nëse do të bëjë “rukje” te ky ose të zgjedh ndonjë hoxhë tjetër për show-në e saj. Edhe sjellja e tij ishte korekte dhe pa asnjë shkelje etike.
Sa për krahasim, edhe shërbimet mjeksore dhe konsultimet juridike janë të rregulluara me çmim paraprak dhe askush nuk bënë show me to, por thjesht vendos vet kë të zgjedh (kuptohet sipas cilësisë dhe çmimit).

E dyta, ajo vazhdimisht e gënjente ate për simptomat dhe kuptohet ai i bëri trajtimi shiprtëror (rukje) konform simptomave (lexo gënjeshtrës) që ajo ia tregoi atij (kuptohet, pasiqë rukja është për sëmundjet shpirtërore, këtu nuk ka mundësi konfirmi eventual ).

Përsëri sa për krahasim, edhe në konsultimet mjeksore , nëse mjekun e gënjen se të dhemb koka ose ndonjë pjesë tjetër e trupit, ai të jep terapi për to dhe pastaj bënë analiza mjeksore për të dijagnostifikuar sëmundjen eventuale.

PS
Është fakt se ka raste të sëmundjeve shpirtërore në të cilat mjekësia bashkëkohore është e pafuqishme për të ndihmuar dhe se jo rallë herë zgjidhja është te njerëzit e devotshëm të cilëve u pranohen lutjet te Zoti i gjithëfuqishëm. Ndërsa përzgjedhjen e njerëzve të tillë e bëjnë vet hallexhitë dhe jo showmenët (apo showwomenat) që veprimin e tyre e bëjnë me tendencë.
Sa për lartësinë e çmimeve për shërbimet e ndryshme në shoqërinë tonë, (si dhe evazionin eventual fiskal) gjithmonë me të drejtë do të ketë debat, por ky është realiteti gjithkund në botë jo vetëm te ne.

Skender Rexhepi Zejd

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.