Skënder Berisha: Me Ali Ahmetin Maqedonia e Veriut në NATO dhe BE, kjo ju dhemb krejt armiqëve tanë

Njohësi i çështjeve politike dhe ish-këshilltari i Partisë Demokratike të Kosovës, Skënder Berisha përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka shprehur mirënjohje të lartë për veprimtarinë e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Berisha shkruan se politika anti-shqiptare tenton të mohoi vlerën e vërtetë të liderëve kombëtarë që çuan para çështjet kombëtare, megjithatë ai thotë së falë Ali Ahmetit sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar në NATO dhe rrugëton drejt BE-së.

Statusi i plotë:

“iLustrim: Cilido e njeh politikën e armiqve tanë apo është përballur me të, i njeh metodat e trafikimit të antiheronjve si heronj. Argatët e asaj politike, shërbyen si faktor mjegullimi dhe fabrikimi të heronjve të rrejshëm. Ato qendra, kanë pasur mundësinë që atdhetarët t’i shpallin tradhtar dhe të shiturve ua punuan biografitë dhe i shesin si atdhetarë. Ky trafikim i antiheronjve është serial. Vuçiqi e Pendaroski në episodin e ri nuk janë vetëm kundër Ali Ahmetit! Kqyr çka kanë ba mirë, kqyr ku janë shqiptarët në Maqedoninë e veriut. Cilat të mira ua kanë bërë shqiptarëve…së pari në NATO dhe BE, barazi dhe gjysmën e pushtetit qendror, kjo ju dhemb krejtve, edhe rrogtarëve…”, shkruan Berisha.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.