Skandaloze/ Shefi i kabinetit të Bilall Kasamit kapet në flagrancë nga Policia, ja çfarë po bënte

May 12, 2023

Adnan Selmani më nuk është shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami pasi ky i fundit e ka përjashtuar nga puna pasi Policia dhe prokuroria kanë bastis zyrat e tyre në komunë dhe kanë kapur në flagrancë shefin e kabinetit i cili ka qenë i përfshirë në krim kibernetik. Ai bashkë më një shokun e tij kanë mbyllur profilet dhe faqet që nuk kanë qenë Pro Lëvizjes BESA. Ata në target kanë patur edhe faqjen e portalit Shqipmedia në facebook mësojmë nga burime jozyrtare policore.

Lajmi vazhdon pas fotos:

Ja kumtesa e plotë e Policisë së Tetovës për rastin në fjalë:

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike ka paraqitur kallëzim penal kundër personit juridik me seli në Selcë e Keçe të Tetovës, nga i njëjti fshat dhe A.S.(36) nga Miletina e Tetovës. Ndaj personit juridik për shkak të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “Mashtrim kompjuterik”, “keqpërdorim i të dhënave personale” dhe “keqinterpretim”, për shkak të dyshimit se i ka kryer tri krimet e përmendura dhe A.S. me dyshimin se ka kryer veprën penale “punë e pavetëdijshme në shërbim”.

-A.S. dyshohet se gjatë vitit 2021 si punëtor në Komunën e Tetovës ka krijuar një adresë e-mail dhe ia ka dorëzuar , që është pronar dhe menaxher i personit juridik, pa pëlqimin dhe dijeninë e eprorit të tij në komunën e Tetovës. Këtë adresë elektronike zyrtare A.M. më pas e ka përdorur për kontakte të drejtpërdrejta me disa rrjete sociale, duke pretenduar rrejshëm se është shef i Sektorit për parandalimin e krimit kibernetik për zonën e Tetovës dhe duke përdorur një ID të rreme me numër të rremë, ka përdorur adresën e emailit për të mbyllur profilet dhe emrat e përdoruesve, dhe personi juridik, në anën tjetër, është paraqitur rrejshëm si agjenci shtetërore për krime sajber, njofton SPB Tetovë.

Previous Story

Korridori 8-10D/ KÇE u dha dritë jeshile ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune, pason procedura parlamentare

Next Story

Kur VMRO-ja flet për gjyqësinë, morali politik ka prekur fundin!

Latest from Blog

Go toTop