Një postim i bërë së fundmi në faqen zyrtare të Klubit Futbollistik “K.F Gostivari” ka nxitur reagimin e qytetarëve, pasi po proppagandohet fushatë pro-Erdoganiste.
Në fotografinë e postuar, figuron qartazi një listë votimi rrethuar partia e Erdoganit.
Ky veprim i cili nuk lidhet aspak me sportin shqiptar tek ne e aq më pak me klubin në fjalë.
Këtë veprim e kanë kritikuar fansa të shumtë të “Gostivarit”, dhe tifo grupi “Kastriotët”.
Ata kanë shprehur revoltën e tyre, duke e cilësuar me komente këtë veprim si jo- etik në sportin shqiptar, ndikim në mendimin e lirë si dhe keqpërdorim të imazhin të klubit të themeluar nga shqiptarët.
Kujtojmë se më udhëheqjen e re turke, tifozët vazhdimisht kanë pasur mosmarrëveshje, pasi në të kaluarën u tentua që dhe emri i klubit të bëhët në gjuhën turke, të aktivizohen tifo-grupe turke si dhe për njoftime zyrtare të klubit gjuha turke të jetë zyrtare, vendime këto të gjitha pa sukses pasi u penguan me revoltë dhe protesta nga tifo grupi “Kastriotët” nga Gostivari.
Në vazhdim mund të lexoni disa nga reagimet e qytetarëve.