Skandaloze: Infermierja shqiptare poston në “TikTok” video me embrionin e abortuar (VIDEO)

May 24, 2023

Pamje të rënda janë publikuar nga brenda spitalit të Elbasanit. Një e re që mendohet se është infermiere në spitalin Rajonal të Elbasanit e quajtur Silvana ka publikuar video në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit.

Në një video të publikuar në TikTok ajo ka treguar kolegët e saj në sallën e operacionit, embrionin e një foshnje pas aborti, gjakun e pacientëve, pajisjet e spitalore dhe veten e saj duke pozuar korridoreve të spitalit. Infermierja raportohet se vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. Pas kritikave në rrjet për pamjet e reja më pas vendosi që t’i fshinte.

Previous Story

Forcat ajrore italiane do të marrin pjesë në patrullimin në qiellin e RMV-së

Next Story

Xhaferi takon Papa Francis: Dy vendet tona kanë lidhje historike përmes Nënë Terezës dhe apostujve Kirili dhe Metodi

Latest from Blog

Go toTop