Skandaloze/ Blerim Sejdiu shet vakēfin nē fshatin Strimnicë, reagojnë qytetarët. Blerësi: Do ia dhuroj prap fshatit

March 22, 2024

Mbi 300 qytetarë të fshatit Strimnicë janë çuar në këmbë për të denoncuar një shitje të tokës si “vakëf” i fshatit ku kryetari i komunës së Zhelinës e ka shitur.
300 qytetarët kanë nënshkruar për të parandlaur këtë shitje edhe pse siç shihet toka është shtiur dhe ka një blerës.
Banorët e fshatit Strimnicë, e thonë hapur se Blerim Sejdiu e ka shitur tokën e cila është lënë për varreza.
“po e ka shitur kryeplakut të katundit se me çfarë çmimi e ka shitur nuk e di” thotë një banorë.
“kjo gjë është shumë e keqe, si mund ta shet një tokë e cila është vakëf” thotë një tjetër banor.
“E ka shitur më duket se ai ka marrë 23 mijë euro për vota dhe tash e ka shitur tokën e katundit” thotë një tjetër.

Ndërsa ish plaku i katundit thotë se nuk e ka blerë, por nga RM e ka kthyer për tju kthyer fshatit. Sipas tij ai posedon pasuri të madhe dhe nuk ka interes me ble tokë vakëf. Ai gjithashtu thotë do ia kthej fshatit vakëfin.

Kryetari i katundit i cili është zgjedhur thotë se Blerim Sejdiu e ka shitur tokën dhe ne mbi 300 nënshkrime kemi mbëedhur për ta kthyer këtë tokë dhe ne e kemi shkarkuar edhe ish kryeplakun.

Nga ana tjetër Blerim Sejdiu ishte i pakapshëm për mediat, edhe pse e hapi telfonin për gazetarin Nevrij Ademi ai e mbylli sapo kuptoi se për çka bëhet fjalë.

 

Previous Story

Grubi në iftar me Këshillat Vendor “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Lladrovci”

Next Story

Thaçi: Të hënën nënshkruhet marrëveshja e koalicionit me BDI-në

Latest from Blog

Go toTop