Skandali me Osmanin/ Grubi: Kosovë, na fal!

August 1, 2024

Pas skandalit diplomatik qē u regjistrua në aeroportin e Shkupit dhe thirrjeve nga analistët për ndërprerje të marrëdhënijeve diplomatike mes RMV-së dhe Kosovës, ka reaguar ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Përmes një statusi nē FB, Grubi ka kërkuar falje publike Republikës së Kosovës.

Thotë se shkuarja e BDI-së në opozitë dhe ardhja e VLEN-it (vazalëve) në Qeveri, ka bërë shqiptarët nga zot shtēpie të kthehen në qiraxhi.

Shton se kemo ndërruar edhe orentim dhr nga Amerika e Europa jemi kthyer drejtë Serbisë dhe Rusisë.

Reagimi i plotë:

Kosovë, na fal!

Nga zot shtëpie në qiraxhi, nga vendimmarrës në vazal, nga krenar në puthadorë, nga dinjitozë në pakurrizor, nga faqebardhë në faqezinjë, nga të ditur në injorant, nga guximtar në frigacak, nga qeverisës në shëbëtorë, nga fitnitar në humbës, nga Europa e Amerika në Rusi e Serbi, nga Ali Ahmeti në Ivan Stoilkoviq!

Previous Story

Skandali me presidenten Osmani, Mislimi kërkon dorëheqjen e zv. ministrit të MPB: Më turp se kjo nuk ka!

Next Story

Bekteshi: Vetëm Milloshi dhe ju puthadorët e VLEN e ndaloni Presidenten e Kosovës

Latest from Blog

Go toTop