Skandali i basteve në Itali, Pirlo: E trishtë t’i shohësh këto djem në këto situata. Titulli? Milan, Inter dhe Juve deri në fund

October 14, 2023

Trajneri i Sampdorias, Andrea Pirlo foli për mediat në Festival dello Sport që po mbahet në Trento. Ish-lojtari i Milan, Inter dhe Juve u pyet për skandalin e basteve në Itali ditët e fundit që ka përfshirë disa futbollistë të njohur si: Zaniolo, Tonali dhe Fagioli.

Pirlo shprehet se është e trishtë të shohësh këto djem të rinj të përfshihen në këto situata. “Është e pakëndshme dhe është shumë keq të flakësh talentin tënd për këto gjëra”.

Gjithashtu ai u pyet edhe për luftën për titull në Serie A. “Milan, Inter dhe Juve po bëjnë një kampionat të shkëlqyeshëm. Ndoshta do të prisnim pak më shumë nga Napoli. Tani Milan është në krye, por të gjithë do të luftojnë deri në fund”, u shpreh Pirlo.

Previous Story

Obeziteti po merr hov të madh, Ahmeti: Trajtimi në kohë është shërim

Next Story

Përveç prokurorëve të SPAK, Garda merr në mbrojtje edhe gjyqtarët

Latest from Blog

Go toTop