Një skandal i pa parë deri tani në Maqedoninë e Veriut prej pavarësisë së shtetit. Komunës së Zhelinës i vihet dryni për shkak borxheve ndaj EVN-së. Pas çkyçjes së rrymës në komunën e Zhelinës për shkak borxheve, gazetari i TS, Nevrij Ademi ka qëndruar para komunës së Zhelinës ku dera dhe gjithë komuna është e mbyllur. Edhe pse sot është ditë punë komunës i është vënë dryni dhe nuk dihet deri kur do të lëshohet. Nga EVN për TS thonë se objekti i komunës së Zhelinës është i shkyçur për shkak të borxhit dhe për momentin qëndron akoma i shkyçur.
“Objekti i komunës së Zhelinës është i shkyçur për shkak të borxhit dhe për momentin qëndron akoma i shkyçur. Elektrodistribuimi është kompetent vetëm për pjesën e rrjetit deri te orëmatësi, që nënkupton se menaxhimi i brendshëm dhe mundësitë për furnizim alternativ me energji elektrike (jashtë rrjetit të Elektrodistribuimit) janë nën kompetencë të komunës. Ekipet e Elektrodistribuimit bëjnë kontrolle të rregullta në rrjet. Sot gjithashtu u kryen kontrolle dhe deri më tani nuk janë vërtetuar parregullsi” thonë nga EVN pë TS.
Nga ana tejtër dje ka reaguar edhe BDI – Zhelinë thonë se Blerim Sejdiu pas çkyçjes nga EVN ai ka vjedhur rrymën në formë tjetër.
“Paralajmërimet tona për turpin e papresedent që po ndodhë në Komunën e Zhelinës, në lidhje me furnizimin me rrymë elektrike të objektit komunal po dalin në sipërfaqe. Pas çkyçjeve normale nga operatori EVN për shkak të mospagesës së faturave, si duket aturitetet komunale me vetëiniciativë dhe pa lejen e EVN jan furnizuar me rrymë elektrike në mënyrë antiligjore. Me gjasë EVN sot ka marë hapa më rrigoroze duke e prerë tërësisht furnizimin me rrymë që nga shtylla dhe me këtë administrata komunale nuk mundet t’i kryej obligimet e veta për shërbim ndaj qytetarit. Sipas informatave Komuna e Zhelinës tash një kohë të gjatë ka punuar me dyer të mbyllura vetëm e vetëm të që të mos del në sipërfaqe situata e krijuar! ” thuhet në reagimin e BDI-së
Blerim Sejdiu ishte i pa kapshëm për gazetarin e TS edhe pas shumë insistimeve./TS/
https://www.facebook.com/watch/?v=150392941309190