Skandal: Guvernatorja e bankës Popullore pëlqen Apasievin pro-rus

July 13, 2023

Politika pro-ruse që në mënyrë të hapur e bën Levica dhe kreu i sajë Dimitar Apasiev janë problematika më e madhe me të cilin po përballet vendi në këtë periudhë kur jemi shumë afër integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Kundër kësaj politike kanë dalë thuajse i gjithë spektri politik në vendin tonë, po edhe ndërkombëtarët janë ata që kanë kundërshtuar hapur politikat pro-ruse të Apasievit dhe Levicës.

Por së fundmi ka ndodhur një skandal i vërtetë, sikur të mos mjaftojnë gjithë këto kundërshtarë, politikat e Apasievit i “pëlqejnë” Guvernatores së bankës Popullore, Anita Angelovska, Bezoska.

Këtë pëlqim guvernatorja e ka bërë në mënyrë të hapur duke pëlqyer postimet e kreut të së majtës ekstreme në rrjetet sociale.

Previous Story

Faleminderit besimtarë të respektuar, jeni të mrekullueshëm – Allahu ua pranoftë kurbanët tuaj

Next Story

Në Shkup vjen porosia nga Brukseli: Sa më parë miratoni ndryshimet kushtetuese!

Latest from Blog

Go toTop