Pas përshkallëzimi të situatës në Izrael, Josep Borrell ka thënë se do të thërras nesër një takim urgjent me ministrat e Jashtëm të BE’së.
Shefi i diplomacisë së BE’së ka thënë se në këtë takim do të trajtohet situata në Izrael dhe në rajon.
“Nesër, do të thërras një takim urgjent të ministrave të Jashtëm të BE-së për të trajtuar situatën në Izrael dhe në rajon”, ka shkruar Borrell në platformën “X”.