Situata e tensionuar në veriun e Kosovës, Grubi: Nuk ka rrezik, Vuçiqi po tenton të krijoi një krizë të shtirur!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një lidhje direkte sonte në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun tha se situata aktuale me veriun e Mitrovicës nuk është e rrezikshme, sepse sipas tij është situatë e nxitur nga presidenti Aleksandar Vuçiq për të humbur fokusin nga situatat e krijuara në Beograd kundër tij.

“Situatën në Kosovë nuk e shoh si shumë të rrezikshme, me vjen keq për dhunën e protestuesve ndaj policëve dhe forcave të KFORIT, po përdoret kjo situatë për konsum të brendshëm dhe kjo situatë i erdhi si BINGO Vuçiqit pas probleme të brendshme shtetërore që ka pasur atje pas masakrave në shkollë, vrasjeve apo protestestave, pra po tërhiqet fokusi nga ky aktualitet. Vuçiq po tenton të krijoj një krizë të shtirur për të larguar vëmendjen nga realiteti I tij në Beograd”, u shpreh Grubi:

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.