Sistem i ri i ujitjes së tokave bujqësore në Fushgropën e Dibrës, investim 2 milionë euro nga Qeveria e RMV-së

August 16, 2023

Ka filluar puna për stacionin e ri të pompimit për rikonstruimin e sistemit të ujitjes në fushëgropën e Dibrës.

Projekti kap shifrën e dy milionë eurove dhe do të ndihmoj bujqit në procesin e ujitjes së tokave bujqësore.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari gjeneral i LSDM-së, Ljupço Nikoloski në rrjetin sociql Facebook.

Njoftimi i plotë:

Sot po fillojmë një tjetër projekt të ri kapital mbi 2 milionë euro. Fillimin e fazës së parë për rikonstruksionin e sistemit të ujitjes hidromelioruese “Debarsko Pole” e shënojmë me rikonstruksionin e stacionit të pompimit.

Me rikonstruksionin e stacionit të pompimit, kanalit kryesor dhe rikonstruksionin e shtrirjen e rrjetit të poshtëm të ujitjes, rrisim mbulimin e sipërfaqeve të ujitura në 1650 hektarë tokë bujqësore. Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj qëllimit tonë për të patur sisteme vaditjeje moderne, funksionale sipas standardeve evropiane.

Qoftë një fillim i mbarë dhe le të rrjedhin pa probleme aktivitetet ndërtimore për rikonstruksionin e stacionit të pompimit të sistemit të ujitjes Hidromeliorim “Debarsko Pole”.

Previous Story

Grubi: Emërtimin e rrugës Adem Demaçi e ka bërë qyteti Shkupit dhe Qeveria

Next Story

Grubi: Realizojmë atë që e premtuam! Mbi dy mijë vende pune në “Bechtel & Enka” për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D

Latest from Blog

Go toTop