Sipas Entit për statistikë, 60 mijë gostivaras janë regjistruar nga mërgata

March 20, 2024

Nga 5 komuna ku numri i qytetarëve që kanë emigruar është i madh, më alarmuese është migrimi i qytetarëve të Gostivarit, raporton Alsat. (https://alsat.mk/shifra-alarmante-te-zbrazjes-se-shkollave-ne-5-komuna-jane-shpernguluar-558-nxenes/)

Nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani nga 10 shkolla fillore janë larguar 130 nxënës, ndërsa nga katër shkolla të mesme 50 nxënës. Shpërngulja është bërë kryesisht në Gjermani e Zvicër.

Ndryshe, partitë opozitare akuzojnë ekzekutivin se nuk ndërmerr asgjë për ndalimin e ikjes së të rinjve nga vendi. Por, edhe të pushtetshmit brenda opozitës, si kreu i Komunës së Gostivarit, qe ka pushtet lokal, Arben Taravari, rezulton të mos ketë ndërmarrë asgjë për ndalimin e ikjes së të rinjve në Komunën e tij, plot dy mandate.

Kujtojmë se, në regjistrimin e fundit të popullsisë Gostivari ka rënë në 59.770 banorë . Po aq, 60 mijë banorë, janë regjistruar si jo rezident, që jetojnë në mërgatë.

Previous Story

Konfirmoi lidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, Diola Dosti: Dashuria nuk njeh moshë

Next Story

Erkan Arifi shtroi iftar për Muftininë e Bashkësisë Islame në Kumanovë dhe Likovë

Latest from Blog

Go toTop