Siljanovska kundër komisioneres së Parlamentit Europian: Deklarata e Kos paraqet ndërhyrje të sofistikuar në punët e brendshme të vendit

November 28, 2024

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka komentuar sot nga Podgorica deklaratën e Komisioneres së sapozgjedhur Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese dhe të përfshijë komunitetin bullgar në Preambulën e Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siljanovska Davkova kritikoi deklaratën e Kos, duke theksuar se formulimi “asgjë më pak, asgjë më shumë” i ngjan “merre ose lëre”, që sipas saj paraqet ndërhyrje të sofistikuar në punët e brendshme të vendit.

“Kam një vërejtje për diksionin e Komisioneres së re Evropiane, sepse kur ajo thotë: asgjë më pak dhe asgjë më shumë, kjo mua më duket si ta marrë atë ose të lërë. Kjo nuk është filozofi, është euromandarine e sofistikuar. Kjo më frikëson, sepse tingëllon si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme”, tha Siljanovska Davkova.

Siljanovska Davkova në një konferencë për media me presidentin malazez, Jakov Milatoviq, theksoi se Maqedonia është e gatshme për ndryshime kushtetuese, por me efekt juridik të vonuar, me paralajmërim se vazhdimi i bllokadave mund të krijojë pengesa për mbarëvajtjen e procesit.

Previous Story

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Next Story

VIDEO/ Policia “ndaloi” festën e shqiptarëve, reagon Bexheti: Turp, nuk lejuan që Flamuri me Shqipe të valëvitet ashtu siç i ka hije

Latest from Blog

Go toTop