Si dëpërton “Putini” nga Beogradi në Shkup, Prishtinë e Tiranë?

Dezinformimi rus në Maqedoninë e Veriut përhapet kryesisht në internet, si në portalet e lajmeve dhe në Facebook. Partia politike “Levica” mbështet hapur politikën ruse. Burime të tjera të narrativave pro-ruse janë tabloidet serbe të cilat kane një version në maqedonisht dhe botojnë të njëjtat narrativa dezinformimi, portale lajmesh tè lidhura me diasporën maqedonase, dhe individe në Facebook që mbështesin fortw agresionin rus.

Rusia dhe Kina ushtrojnë ndikim të fortë nga jashtë mbi median serbe. Me konkretisht, Rusia ka disa portale që transmetohen ose perkthehen ne serbisht. Sputnik, “Russia Today”, dhe “Russia Beyond” të cilët spikasin si vektorët më të rëndësishëm të propagandës ruse, thehet në hulmtimin e Qendrës për verifikimin e fakteve “Faktoje” me seli në Tiranë, shkruan Indeks.mk
Kjo propagandë, më pas, merret dhe shpërndahet edhe mëtej nga tabloidet dhe portalet e djathta. Një nga narrativat kyçe që shperndahen përmes propagandës ruse sipas hulumtimit është se: “Rusia e mbështet Serbinë më shumë se BE-ja, paçka se e kundërta është e vërtetë”.

Hulumtimi i “Faktoje” thotë se ndikimi rus në Shqipëri është i kufizuar. Madje edhe dezinformimi për luftën në Ukrainë duket se nuk ka qëllim përhapjen e propagandës ruse në interes të Rusisë, por mbledhjen e klikimeve me anë të pretendimeve sensacionale.

“Tensionet në rritje mes Kosovës dhe Serbisë janë ekzagjeruar në mediat shqiptare. Çdo incident trumpetohet si ardhja e një lufte të re. Kryemninistri i Shqipërisë Edi Rama është portretizuar si aleat dhe shërbëtor i Vuçiçit dhe Putinit. Një pasojë e gartë e kësaj narrative ka qenë një ftohje e dukshme e marredhënies mes Ramës dhe homologut Kosovar Albin Kurti”, thuhet në Raport.
Piesa më e madhe e dezinformimit, shkruan në Raport, që shperndahet në Kosove ka ardhur nga burime të jashtme, kryesishtë Serbi dhe Rusi. Zyrtaret serbe jane nga burimet kryesore të dezinformimit për Kosovën.

“Propaganda ruse dhe serbe riprodhohet më pas nga media Kosovare që publikojnë deklaratat e politikanëve dhe portaleve të tjera pa verifikuar vertetesine e tyre”.

Mediat në Maqedonine e Veriut janë të polarizuara. Dezinformimi rus përhapet kryesisht në internet, si në portalet e lajmeve dhe në Facebook. Partia politike “Levica” mbështet hapur politikën ruse. Burime të tjera të narrativave pro-ruse janë tabloidet serbe të cilat kane një version në maqedonisht dhe botojnë të njëjtat narrativa dezinformimi, portale lajmesh tè lidhura me diasporën maqedonase, dhe individe në Facebook që mbështesin fortë agresionin rus.

Narrativat dezinformuese që mbizotërojnë në sferën mediatike të Maqedonisë së Veriut janë: “Rusia po kryen një operacion special në Ukraine, Rusia po lufton nazistët në Ukrainë, Maqedonia nuk duhet t’i dhurojë armë Ukrainës dhe Perëndimi eshtë pergjegjès për luftën”.

Narrativat anti-BE janë intensifikuar, duke shfrytëzuar çështje aktuale dhe duke mbledhur ndjenja negative, si ato që pasuan mosmarrëveshjet me anëtaret ballkanas të BE-së (Greqi, Bulgari), për ta prezantuar BE-në si jo-demokratike dhe, në fund të ditës, pa vullnet për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor, gjë që rezulton në një trend në rënie në mbeshtetien për anetarësim në Bashkimin Europian.

“Narrativat e dezinformimit anti-NATO janë të rrënjosura në keqpërceptime të bazuara në propagandë të ricikluar nga Luftërat Jugoslave të viteve 1990, që e ka origjnën në Serbi, dhe ne regjimin e Millosheviçit. Përveç shfrytëzimit të dëmeve të vjetra vendore, këto narrativa përsërisin pozicionet ruse, duke e prezantuar NATO-n si një nga palët në luftën në Ukrainë, në kurriz të ukrainasve”.

Narrativat anti-Perëndim mbështeten shumë tek përhapja efrikës në një anë, me anë të ksenofobisë dhe homofobisë, duke e prezantuar Perëndimin si diallëzor dhe demokracinë liberale si kërcenim. (Indeks.mk)

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.