Shuhet në moshën 83-vjeçare legjenda e “Rock’n Roll”, Tina Turner

Lajmi e trishtë e ka konfirmuar nga zëdhënësi i saj në një deklaratë të bërë publike. Ai thotë se Turner vdiq në shtëpinë e saj në Zvicër, pas një sëmundjeje të rëndë.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model.”- thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të dashura të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një varg hitesh.

Në repertorin e saj ka një numër të madh hitesh, duke përfshirë “The Best”, “Proud Mary”, “Private Dancer” dhe “What’s Love Got to Do With It”.

E quajtur Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm.

Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame në 2021, si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike në 1991.

Pas induksionit të saj solo, “Hall of Fame” vuri në dukje se si ajo kishte “zgjeruar idenë dikur të kufizuar, se si një grua me ngjyrë mund të pushtonte një skenë dhe të ishte njëkohësisht një qenie shumëdimensionale”. Yjet e muzikës që kanë ndjerë ndikimin e saj janë: Beyonce, Janet Jackson, Janelle Monae dhe Rihanna etj.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.