Dalibor Kitanovic, pjestar i komunitetit serb në RMV gjithashtu mbështetës dhe aktivist i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni është emruar drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.
Këtë informacion e ka bërë publik tashmë ish drejtori boshnjak i këtij agjencioni, Xhelal Hoxhiҫ.
Por nëse shohim profilin në “Facebook” të drejtorit të ri të agjencisë do të shohim se ai është një mbështetës i madh i shtetit serb dhe njëjtë sikurse lideri i tij, i partisë, Ivan Stoilkovic, edhe ai nuk e njeh shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Në “Facebook” të Kitanovicit do të shihni shumë fotografi me flamuj të serbisë po edhe një foto të kryeministrit Kovaҫevski me presidentin serb, Vuҫiҫ.
Me këtë kjo qeveri tregon se nuk e ka dertin e shqiptarëve por e ka si qëllim rritjen e numrit të udhëheqësve jo-shqiptar dhe anti-kosovë, nëpër institucione.