Shtetasit të Maqedonisë i sekuestrohen 15 mijë dollarë australian në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”

September 1, 2023

Drejtoria e Doganave në RMV njofton se janë sekuestruar 15.050 dollarë australianë, pasi një shtetas i Maqedonisë i ka raportuar doganierëve vetëm dy mijë dollarë në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, edhe pse me vete ka pasur një sasi më të madhe të devizave.

Për shkak të dyshimit, doganierët kanë vazhduar në kontroll personal, ku në çantën e dorës i kanë gjetur 10.000 euro dhe 15.050 dollarë australianë.

“Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë mbajtur dhe sipas rregullores do t’i dorëzohen Bankës Popullore. Ndaj personit është ngritur padi në gjykatën kompetente për kundërvajtje devizore”, thuhet në njoftim.

Previous Story

Ahmeti: Fillojmë vitin e ri shkollor me kushte bashkëkohore për mësim, pasi dija është rruga e sigurt drejt suksesit

Next Story

Grubi: Viti i ri shkollor na gjen me shkolla të reja dhe me kushte bashkëkohore për një arsim cilësor

Latest from Blog

Go toTop