Shqiptari me shalqi në aeroportin e Brindisit, fotoja bën xhiron e rrjetit…

August 24, 2023

Punonjësit e aeroportit të Brindisit në Itali janë çuditur kur kanë parë një shalqi.

Duket se personi që ka vendosur frutin në vendin e bagazheve ka dashur të marrë me vete një kujtim të shijshëm nga Pulia.

Kryetari i bordit drejtues të Aeroporti di Puglia, Antonio Vasile e dha lajmin bashkë me një foto në Facebook, sipas Tgcom24.

“E kuptoj, betohem e kuptoj që doni të sillni pak Pulia në shtëpi kur të ktheheni, nga pushimet tuaja, por a nuk e ekzagjerojmë?”, shkruan ai krahas fotografisë.

Fotoja u bë menjëherë virale, por disa përdorues kanë theksuar se e njëjta foto është bërë në vitin 2021 në aeroportin e Catanias. Komentet që e shtynë Presidentin Vasile të fshinte postimin.

Previous Story

Osmani: OSBE-ja mbetet me Ukrainën!

Next Story

Ky është personi me emrin “Bubrrec”, i vetmi me këtë emër në të gjithë Kosovën

Latest from Blog

Go toTop