Shqiptari 58-vjeçar vret me sëpatë kunatën, vihet në pranga!

May 17, 2023

Një 44-vjeçare është vrarë ditën e sotme në Elbasan nga kunati i saj. Mësohet se vrasja ka ndodhur në fshatin Kusarth në Elbasan. Viktimë ka mbetur Alma Qevani.

Ajo është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i motrës së saj me sëpatë. Pas vrasjes, autori ka rënë në prangat e policisë. Deri më tani ende nuk dihen detajet dhe shkaku i vrasjes.

Njoftimi i plote:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Express

Previous Story

Shtyhet gjykimi ndaj Sinan Vllasaliut, ja për çfarë akuzohet artisti…

Next Story

Zvicra jep sqarim për kosovarët që duan të punojnë pas liberalizimit të vizave

Latest from Blog

Go toTop