Shqiptarët, të tretët për biletat e blera për Euro 2024

Ministri Balla dhe Ambasadori gjerman takojnë drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ndërsa kanë mbetur edhe 85 ditë nga Euro 2024, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Karlfried Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Ambasadori Bergner dhe Ministri Balla konfirmuan se shtetasit shqiptarë janë tifozët e tretë në renditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik.

Policia e Shtetit ka nënshkruar ndërkohë një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë federale gjermane lidhur me kontributin që Shqipëria do të japë për mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv europian të këtij viti.

Ministri Balla falenderoi Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme edhe në kuadër të ndihmës për Policinë (me fokus të veçantë RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Policia kufitare etj.) dhe ju kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin përgjegjësitë për angazhimet e përbashkëta edhe në kuadër të Euro 2024.

“Ministri Balla nuk nguroi t’i thotë Ambasadorit gjerman se Gjermania duhet të ndihet me fat që nuk është në një grup me Shqipërinë. Në përfundim të këtij takimi Ministri dhe Ambasadori gjerman panë nga afër edhe mjetet, pajisjet dhe veshjet speciale të dhuruara nga Qeveria gjermane për RENEA, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Policinë kufitare etj”, njoftoi zyra për shtyp e Ministrisë së Brendshme./tvklan.al

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.