Shqipëria solidarizohet me Izraelin, i vendos flamurin në sheshin “Nënë Tereza”

October 9, 2023

Shqipëria i  ka dalë në krahë Izraelit, i cili ka shpallur gjendje lufte.

Godina e universitetit politeknik në sheshin Nënë Tereza, është “veshur” mbrëmjen e kësaj të diele me flamurin Izraelit, duke treguar qartazi se Shqipëria qëndron në krahun e Izraelit në këtë luftë.

Militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës më 7 tetor, gjë që nxiti reagimin e menjëhershëm të ushtrisë izraelite me sulme ajrore, raporton euronews.al

Zyrtarët në Izrael raportuan për më shumë se 600 njerëz të vrarë, ndërsa ata në Rripin e Gazës thanë se së paku 370 veta janë vrarë dhe mbi 2.000 të tjerë janë plagosur ndërkohë që konflikti vazhdon ende.

Previous Story

Moti sot me vranësira mesatare dhe temperatura deri në 27 gradë Celsius

Next Story

Vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve…

Latest from Blog

Go toTop