Shqipëria në Eurovision, BBC: Kënga e familjes Kelmendi me mesazh të fortë

May 10, 2023

Mbrëmë filloi zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovision-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i.

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC.

Për familjen shqiptare, media shkruan se mbart një mesazh shumë të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan media britanike.

Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.

Previous Story

Serbisë i kërkohet që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Next Story

Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare

Latest from Blog

Go toTop