Shqipëria mbërrin në Austri për fazën përgatitore para Kampionatit Evropian

June 1, 2024

Emocionet e Kampionatit Evropian Euro 2024 janë çdo ditë e më afër.

Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse për herë të dytë në histori të saj si Kombëtare në Kampionate Evropiane dhe do të kenë punë të vështirë në fazën e grupeve aty ku në grupin që është cilësuar si “i vdekjes” do të ballafaqohet me skuadra si, Spanja, Italia dhe Kroacia, transmeton GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë kanë mbërritur në Austri, ku do të zhvillojë fazën përgatitore për kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024.

Para fillimit të EURO 2024, Shqipëria do të zhvillojë dy teste miqësore. E para do të jetë ndaj Lihtenshtejnit më 3 qershor dhe katër ditë më pas ndaj Azerbajxhanit.

Previous Story

Milan Shuflaj: Kroati që shkroi historinë e Shqipërisë dhe u vra nga serbët

Next Story

Rritet numri i martesave

Latest from Blog

Go toTop