Shqipëria kundër Azerbajxhanit, miqësorja e fundit në 7 qershor, pak ditë para fillimit të “EURO 2024”

Shqipëria do të luajë kundër Azerbajxhanit miqësoren e fundit në muajin qershor përpara nisjes së Kampionatit Europian.

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi kundërshtarin e radhës me të cilin do të masë forcat në datë 7 qershor, konkretisht 8 ditë përpara se të debutojmë në EURO 2024 kundër Italisë.

Për përfaqësuesen kuqezi do të jenë në dispozicion katër teste miqësore deri në fillim të këtij kompeticioni, dy në muajin mars kundër Kilit në Parma të Italisë në datën 22 mars dhe 3 ditë më vonë në Stokholm kundër Suedisë.

Më tej në 3 qershor rivali i parë do të jetë Lihtenshtejni, për t’i mbyllur përgatitjet 4 ditë më vonë kundër Azerbajxhanit.

Orari dhe stadiumi ku do të luhet kjo sfidë ende nuk është përcaktuar. Kundër Azerbajxhanit kemi luajtur 5 herë, ku numërohen 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Për më shumë se 3 vite Azerbajxhani u drejtua nga ish-trajneri i kombëtares sonë Xhani De Biasi, i larguar në nëntor të vitit të kaluar.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.