Shqipëria kualifikohet e katërta në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik, Veliaj i përgëzon

October 8, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi Ansambli Folklorik “Tirana” është kualifikuar në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Kore.

Veliaj thekson se Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga të rinjtë e Ansamblit, në një konkurrencë të fortë me 30 vende nga e gjithë bota, shkruan Arbresh.info

Statusi i tij:

Nga Tirana në Seul!

Ansambli ynë Folklorik “Tirana” u kualifikua i katërti në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit Folklorik “Cheonan World Dance Festival 2024” në Kore.

Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga të rinjtë e Ansamblit, në një konkurrencë të fortë me 30 vende nga e gjithë bota. Nga Franca e deri në Mongoli, performanca jonë u veçua për cilësinë dhe pasionin që e karakterizon.
Bravo!

Previous Story

Detaje të reja mbi rastin Diddy/ Flet avokatje: Ekzistojnë tre kaseta me përmbajtje se*suale! Janë të përfshirë personalitete të famshëm dhe…

Next Story

Si SHBA mundi Kinën në garën për dominimin e AI: Cili është sekreti i suksesit të ChatGPT

Latest from Blog

Go toTop