Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në një seancë të posaçme për të miratuar një rezolutë unike PS-PD, që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Në fjalimin e tij 90 minutësh, kryeministri Edi Rama, foli për rrezikun e përsëritjes së sulmit të Banjskës.
“Ekstremizmi serb, armët dhe uniforma, thasët e financimeve kriminale në veriun e Kosovës ishte si një e zezë e një vdekje të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së efektit ishte si një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë.”, – deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
I ashpër me qëndrimet e Albin Kurtit, që e akuzon se përfiton nga konflikti për vota, Rama thotë se Kosova ka humbur shumë në sy të partnerëve ndërkombëtare, atyre që e çliruan dhe i ruajnë shpinën Kosovës.
“Nuk e çajnë kokën fare për efektin përçarës të kësaj lukunie. Nivel mizerabël etik e moral, kinse patriotike. Keqpërdorues të emocioneve të qytetarëve. Kosova po humbet besimin dhe respektin e atyre që e njohën dhe që janë angazhuar ta çojnë drejt njohjes përfundimtare.”, – theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndërkaq, akuzat për qëndrimin që KFOR-i të marrë në kontroll Veriun e Kosovës, Rama i konsideroi absurde për lojëra të ulëta politike.
“Ne bëmë një gjest jokonsumi elektoral, si janë disa të qeverisë në Prishtinë, fatkeqësisht. Profile false, u nxit furia, kinse patriotike e radhës kundër meje, si vëllai i Vuçiqit. Doli aktakuza e tradhtisë time në një prej shfaqjeve trushpëlarje. Doli ashiqare në pah shfrytëzimi i vrasjes së policit për të rritur mbështetjen elektorale.”, – u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për opozitën, fjalimi i Ramës nuk shpjegoi qëndrimin ndaj Kosovës. Madje ish-kryeministri Berisha e konsideroi si një fjalim të shkruar në zyrat e Vuçiqit.