Shpëtohen mbi 1.000 mace në Kinë, po transportoheshin për t’u shitur si mish derri e qengji

October 26, 2023

Policia në Kinë ka shpëtuar më shumë se 1,000 mace nga therja dhe shitja si mish derri apo qengji.

Ajo ka vepruar pas një informacioni nga aktivistët e kafshëve, duke ndaluar kamionin që po bartte macet në qytetin Zhangjiagang.

Macet u dërguan në një strehimore, raportoi The Paper.

Shpëtimi zbuloi një tregti të paligjshme të mishit të maces dhe ngrehu shqetësime për sigurinë e ushqimit.

Macet po dërgoheshin në jug të vendit ku do të shërbeheshin si mish derri apo qengji.

Aktivistët kishin vërejtur një numër macesh që mbaheshin në kuti druri në një depo dhe e monitoruan për gjashtë ditë. Kur ato i futën në kamion, e ndaluan kamionin dhe e lajmëruan policinë.

Previous Story

Shaqiri kërkon nga BZHA që programet mësimore për klasën e shtatë të jenë gati deri në fund të nëntorit

Next Story

Gazetarja e sportit në Turqi konfirmon lidhjen e Megi Pojanit më Endri Çekiçi

Latest from Blog

Go toTop