Shpat Kasapi i lodhur nga muzika, së shpejti aktor në Turqi

May 31, 2023

Shpat Kasapi është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar të të gjitha moshave.

Artisti nga Maqedonia e Veriut që prej dekadash argëton publikun me muzikën e tij ka befasuar me lajmin e fundit.


Ai ka zbuluar se së shpejti mund ta shohim si aktor në Turqi.

Në “Natën me Aulonën” Shpati ka zbuluar kontaktet që ka në Turqi dhe planet për të marrë role atje. “Unë e pëlqej shumë aktrimin. Pse jo, do provoj të futem në botën e filmave. Në Turqi, jo këtu. Do tentoj, është në dëshirat e mia. Le të shohim në të ardhmen, se për shkak që ra tërmeti i madh në Turqi mu shua plani. Jam lodhur pak nga muzika, por është pasioni im. Për punën e aktrimit kam kontakte dhe njerëz me autoritet në Turqi më kanë thënë që nuk do bëj gabim nëse i futem kësaj bote. Gjuhën pak e di, por e mësoj shpejt”, tha Shpati.

 

Previous Story

Ministrja franceze qorton Gjokoviqin për mbishkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”

Next Story

“Çmitizimi” i ndryshimeve kushtetuese hap rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së!

Latest from Blog

Go toTop