Sonte nga ora 21:00 në stadiumin e qytetit të Shkupit në kuadër të gjiros së dytë për kualifikim në grupet e ligës së Konferencave do të zhvillohet ndeshja Shkupi-Levski.
Ndeshja në fjalë është shpallur ndeshje me rrezikshëri të nivelit të lartë, nga institucioni më i lartë I futbollit, UEFA. Kjo për shkak se është paralajmëruar ardhja e 1600 tifozëve bullgar në RMV.
Tifozët musafir, sipas paralajmërimeve pritet të vendosen në tribunën perendimore të stadiumit ndërsa pritet që autobusët me tifozët bullgarë nga kufiri për në Shkup do të sigurohen posaçërisht nga policia, me të vetmin qëllim, shmangijen e përplasjes eventuale mes tifogrupeve nga Maqedonia, transmeton indeks.mk
Edhe dje Levski i ka paralajmëruar fansat e tij që të mos tentojnë të sjellin armë të ftohta me vete, sepse ato do të konfiskohen në kufi./sportsport.mk/