Shkupi konfirmon largimin e Melos Bajramit, Xhelil Abdullait, Besnik Feratit e pesë futbollistëve të tjerë

May 31, 2023

Më përfundimin e sezonit të rregullt, 2022/23, një numër i futbollistëve kishin kontratë të përfunduar. Andaj stafi teknik i trajnerëve dhe kryesia pas analizave dhe bisedimeve që u zhvilluan me futbollistët, arritën në përfundim që të ndajnë rrugët.

Fillimisht nga ekipi u largua portieri Kristijan Naumovski dhe Freddy Alvarez, ndërsa pas përfundimit të sezonit si futbollistë të lirë u larguan edhe Vladica Brdarovski, Xhelil Abdulla, Melos Bajrami, Besnik Ferati dhe Pepi Georgiev. Ndërkohë me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me portierin Stefan Jakimovski.

Skuadra sot nis grumbullimin, ndërsa ka filluar edhe faza e bisedimeve me futbollistë të cilët do të jenë prurjet e reja për sezonin e ri, të cilin do ta nisim me ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Previous Story

Petar Arsovski: Shmangia e ndryshimeve kushtetuese do të sjellë një kundërkoncesion të ri!

Next Story

Pretendimet se 3 shtete po kërkojnë suspendim të liberalizimit të vizave, reagon Von Cramon

Latest from Blog

Go toTop