Shkup, arrestohet ish-kryetari i Komunës Qendër

June 30, 2023

Dje në mbrëmje rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq. Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.

Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletëarrest nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Sipas burimeve nga hetimi, arrestimi ka ndodhur në lidhje me ndërtimin e urës Oko, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata një muaj më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, pasi të cilin ish-ministrja e Kulturës, Beti Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.

Arrestimi i Todoroviqit, i cili është pronar i një prej kompanive më të pasura maqedonase, Tinex dhe Zdraev, i cili është i lidhur me hotelin e Selanikut në qendër të Shkupit, është për shkak të dyshimit për pastrim parash gjatë blerjes së pajisjeve për urën “Oko”.

Previous Story

Gjermanët ende ia paguajnë Angela Merkelit një grimere dhe parukiere

Next Story

“Kur kishim hyrë në luftë, Albin Kurti angazhohej kundër luftës”, ja kush e thotë

Latest from Blog

Go toTop