Shkrimtari i njohur turk, Orhan Pamuk vjen në Kosovë

May 12, 2023

Shkrimtari i madh turk Orhan Pamuk, do të vijë për një vizitë në Kosovë.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Çeku tha se Pamuk do ta vizitojë vendin tonë nga data 24 deri më 26 maj.

“I përkthyer në dhjetëra gjuhë, me miliona kopje të shitura, Pamuku është shpërblyer me shumë çmime në fushën e kulturës. Për romanet e tij, paralelet midis së shkuarës dhe së tashmes, jetën e artistit dhe artin në përgjithësi, do të flas vet ai në Prishtinë”, tha Çeku.

Shkrimtari turk është edhe fitues i çmimit Nobel për Letërsi.

Previous Story

Kush është Hasbulla Magomedov dhe pse është bërë kaq i famshëm në rrjetet sociale?

Next Story

Gurthemeli i Korridorit 10D, Kovaçevski: Jam i lumtur që ky projekt përkrahet nga BE dhe SHBA!

Latest from Blog

Go toTop