Aktori Shkëlqim Islami, ka marrë sonte çmimin Aktori më i Mirë Protagonist, në Festivalin Tradicional të Komedisë, “Mittrixfest” në Mitrovicë.
Islami, me këtë çmim u shpërblye për rolin e regjisorit në shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”, shfaqje kjo me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberi.
Shfaqja premierën e ka pasur në korrik të këtij viti, derisa është shfaqje e Teatrit të Kumanovës