Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë ruse të lajmeve “TASS” se presidenti rus është duke punuar në Moskë.
Por, derisa mercenarët e Wagnerit siç po raportohet po përpiqen të shkojnë në kryeqytet, thashethemet në mediat sociale për vendndodhjen e Putinit kanë filluar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë thënë se kanë vërejtur se avioni i Putinit, avioni special “Il-96-300PU” është larguar nga Moska në orën 14:16 dhe sipas tyre është nisur në veri-perëndim,
Por , ende nuk është konfirmuar nëse presidenti rus, Putin ishte në atë aeroplan.