Shkak Kosova/ Pas fotos familjare, Daçiç “mbetet pa ngrënë”, refuzon edhe drekën zyrtare

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do mbahet në Shqipëri më 16 tetor, në Tiranë janë mbledhur sot 24 delegacione nga vendet e BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Vendet pjesëmarrëse përfaqësohen në nivel të ministrave të Jashtëm, teksa mes tyre janë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç.

Raportohet se Gërvalla dhe Daçiç kanë qëndruar larg njëri tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri. Një tjetër detaj, i cili u vu re ishte veprimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili nuk mori pjesë në fotografinë zyrtare. Përfaqësuesit e 24 delegacioneve u rreshtuan të gjithë për t’i qëndruar strikt protokollit, por ministri i Jashtëm serb Daçiç nuk pranoi t’u bashkohej, kjo për shkak se mes flamujve të delegacioneve, ishte dhe ai kosovar.

Por jo vetëm kaq, pasi raportohet se Daçiç ka refuzuar të qëndronte as në drekën zyrtare, shtruar për nder të pjesëmarrësve.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.