Sherr masiv në dasmë, rrahen të ftuarit (VIDEO)

August 31, 2023

Një sherr masiv ka ndodhur në një dasmë të zhvilluar në Manchester më 24 gusht, ndërsa tashmë janë publikuar pamjet e rëndë.

Dasma madhështore ishte duke u mbajtur në Regent Hall kur një burrë iu afrua një të ftuari dhe e goditi atë në kapele. Kaq mjaftoi dhe nisi një sherr masiv, i cili ka zgjatur për rreth 6 minuta, deri në ndërhyrjen e forcave të policisë.

Shkaqet e nisjes së sherrit janë ende të paqarta, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një nga të ftuarit pasi ka sulmuar fizikisht edhe një nga oficerët e policisë. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se fatmirësisht asnjë nga personat e përfshirë në sherr nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-12461487/Moment-wedding-reception-descends-chaos-guests-punch-hurl-chairs-other.html?ico=embedded

Previous Story

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Next Story

Stambolli ndalon konsumimin e alkoolit në vende publike, revoltohen qytetarët dhe bizneset…

Latest from Blog

Go toTop