Shëndeti mendor te adoleshentët, psikologët: Mos anashkaloni çrregullimet mendore

Sipas statistikave të fundit, rreth 46 për qind e adoleshentëve në vendin tonë, shfaqen simptoma të fillimit të një çrregullimi të shëndetit mendor. Psikologët apelojnë për parandalimin në kohë dhe zbulimin e anomalive në një fazë të hershme. Pa mirëqenie mendore nuk ka zhvillim të duhur të individit dhe efektivitet në përgjegjësitë e përditshme.

Nga ankthi, stresi, depresioni më i butë, deri tek sjellja e papërshtatshme në publik dhe vetëdëmtimi i rëndë, janë disa nga fazat dhe simptomat që psikologët paralajmërojnë se diçka po ndodh me shëndetin mendor te të rinjtë.

Sipas tyre, arsyet mund të jenë të natyrave të ndryshme, por problemet nuk duhet të vlojnë brenda për një kohë të gjatë, për shkak të disa paragjykimeve, por duhet të zbulohen menjëherë dhe të parandalohen me ekspertizë.

“Është njëjtë, nëse për një kohë të gjatë ndjehem nën ankth, nuk flej apo jam në depresion. Për javë të tëra nuk mund të bëj asgjë, pra nuk kam vullnet. Nëse i dëgjojmë të tilla fjalë nga dikush, ju them të mos lihen gjërat si asgjë, pa u vënë re. Por, të kenë dhe të dinë ku të drejtohen dhe pala tjetër të dijë se si ta trajtojë një person të tillë.”, – theksoi psikologu, Jovçe Kërstevski.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, psikologët, në bashkëpunim me Komunën e Manastirit dhe disa shoqata, kanë filluar një projekt njëvjeçar për t’i njoftuar nxënësit e shkollave fillore, të mesme dhe të universiteteve, me shenjat e para të problemeve mendore.

“Qëllimi ynë me këtë projekt është që të trajtojmë rreth 60% të nxënësve të klasave të teta dhe të nënta dhe nga viti i parë deri te i katërti në shkollat e mesme, si dhe fakulteteve, të cilët do ta zotërojnë materialin, do t’u japim metodologji dhe mënyrë se si në klasat e tyre, t’i shpërndajnë pjesët e njohurive të tyre, që informacioni të arrijë tek më shumë njerëz.”, – u shpreh koordinatori i projektit, Viktor Iliev.

Hulumtime kanë treguar se rajoni i Pellagonisë është lider për pakënaqësitë dhe humbjen e vullnetit te të rinjtë, shenja fillestare që mund të kalojnë çrregullime të rënda të shëndetit mendor.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.