Shaqiri: Punojmë drejt reformave në arsim, ky 7 mars i gjeti mësimdhënësit me paga më të larta

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i ftuar në emisionin Klan Debat në lidhje me festën e 7 marsit, tha që kjo festë na gjen me beteja dhe sfida të shumta në fushën e arsimit, ku çdo ditë e më shumë po bëhen përpjekje për reformimin e ksaj fushe, siç është dhe rasti i unifikimit të pagave në arsimin e lartë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Ky 7 mars po na gjen me beteja dhe sfida të të cilat i patëm betejat si fillim me mësimin me prezencë fizike ose online, ndryshe nga ky 7 mars vitin e kaluar kishin një debat ku ishin të përfshirë të gjithë në sistemin arsimor sa i takon edhe pjesës që kishte bërë me paralajmërime të rrejshme brenda procesit të arsimit që ndikonin edhe në anën psikologjike të fëmijëve bombat e rrejshme si quheshin gjoja njoftimet nëpërmjet emajleve zyrtare. Në këtë 7 mars fatmirësisht nuk kemi dhe kemi gjetur fajtorët por edhe shtatë marset e kaluara kemi pasur debate në arsimin e lartë ku kaloi një propozim ligji i cili parashikon një rritje të pagave rreth 22% një debat i cili ishte në gjithë universitetet publike që duhet të jetë një reagim edhe për universitetet tjera në sektorin privat”, tha Shaqiri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri theksoi se arsimi meriton paga më të veçanta nga sektorët e tjerë, marrë parasysh rolin e rëndësishëm që ka në shoqëri.

“Kjo rritje humb duke pasur këtë debatin e pagave, më herët kam qenë edhe i kujdesshëm duke përmendur të mos bëhen krahasimet me sektorët etj sepse arsimi është sektorë i posaçëm që duhet financuar veçmas dhe nuk duhet krahasuar pagat me sektorë e tjerë sepse pagat e arsimit të lartë edhe para kësaj marrëveshje kolektive në vitin e kaluar kemi pasur edhe gjatë këtij viti rritje më shumë se 25 për qind”, deklaroi Shaqiri. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.